Tramp dhe Netanjahu biseduan për kërcënimet e Iranit

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu biseduan për kërcënimet e Iranit dhe u pajtuan se marrëveshja paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve duhet të arrihet me negociata të drejtpërdrejta, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në bisedë telefonike ata u dakorduan të vazhdojnë me konsultime të afërta për serinë e çështjeve rajonale, duke i përfshirë edhe kërcënimet, të cilat vijnë nga Irani, thuhet në kumtesë.

Tramp gjithashtu e ka ftuar Netanjahun që ta vizitojë Uashingtonin në fillim të shkurtit.

Paraprakisht zyra e kryeministrit izraelit publikoi se Tramp e ka ftuar Netanjahun në mbledhje në Uashington në muajin shkurt, ndërsa data e saktë do të konfirmohet  në ditët e ardhshme.

“Liderët biseduan për marrëveshjen bërthamore me Iranin, procesin paqësor me palestinezët dhe çështje tjera.

Netanjahu ka shprehur dëshirë për bashkëpunim të afërt me Trampin në vendosjen e vizionit të përbashkët me qëllim të përparimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

Tramp në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se ka pasur “bisedë shumë të këndshme” me kryeministrin izraelit, por nuk nxorri detaje.

Gjatë fushatës Tramp premtoi përkrahje të fuqishme për Izraelin dhe porositi se do ta pranojë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit hebraik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button