Ja se çfarë bëri ish presidenti Obama në ditën e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë

Ish President i SHBA-së, Barack Obama, e la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë dhe tashmë po jeton si një qytetar i thjeshtë amerikan. Por si e kaloi ditën e tij të parë i çliruar nga pushteti?

Obama preferoi që gjatë kësaj dite të merrej me sport. Ai është parë teksa ka rrugëtuar për të ushtruar golf, menjëherë pasi dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump, shkruan revista Class.

Lajmin e konfirmoi miliarderi Larry Ellison, i cili zbuloi se Barack Obama kishte një sfidë të vërtetë për të kaluar gjatë kësaj dite. Për të ishin përgatitur 18 gropa Golfi vetëm për raundin e parë.

Tani që është një amerikan i thjeshtë, ish-Presidenti i ka lejuar vetes të shëtisë me veshje sportive. Ndërkohë, edhe pse e gjithë vëmendja e botës ishte tek ceremonia e inaugurimit, Barack Obama nuk harroi të dërgonte një përshëndetje në Twitter, për të gjithë ndjekësit e tij.

‘’Ishte nder i jetës sime t’ju shërbeja. Ju më keni bërë udhëheqës të mirë dhe një njeri të mirë’’ ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button