Pogba ka një dëshirë të madhe për Januzajn

Paul Pogba dëshiron që Adnan Januzaj të kthehet në Manchester United.

Mesfushori ka bërë të ditur se ka raport të ngushtë me francezin nga koha kur ata ishin bashkëlojtarë te skuadra e të rinjve në Old Trafford.

Januzaj është i huazuar në Sunderland, por ka kontratë me “Red Devils” deri në verën e vitit 2018.

“Paul është një lojtar i madh. Ai bëri një zgjedhje të ndryshme, por në fund ai ishte i suksesshëm dhe ai është kthyer. Ai mbetet një lojtar i madh”, ka deklaruar Januzaj për The Sun.

“Ai është një mik shumë i mirë. Në United, ne ishim gjithmonë së bashku. Ne kemi dalur gjithmonë për darkë bashkë dhe kemi luajtur PlayStation. Ai ishte një vëlla për mua”, ka theksuar kosovari, përcjell “lajmi.net”.

“Sigurisht, Paul më ka pyetur nëse unë do të kthehem në Manchester United. Ai dëshiron të luajë me mua. Por, unë jam tani në Sunderland dhe unë kam për të bërë atë që është e drejtë për klubin”, tha Januzaj. /==

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button