Boksieri i njohur shqiptar viziton Ramush Haradinajn në Francë (FOTO)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vizituar nga boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi.

“Tajsoni Shqiptar” ka postuar një foto në Facebook ku ka treguar se është takuar me z. Haradinaj duke besuar në pafajësinë e tij.

Haradinaj u lirua me kusht dhe duhet të paraqitet në polici dy herë në javë deri në vendimin e gjykatës për apo kundër ekstradimit të tij në Serbi.

“Sot kisha nderin të takoj nga afër Gjeneralin e UÇk-së Ramush Haradinaj. Zëri jonë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishëm deri në pafajësinë e plotë të luftës së UÇK- së”, ka shkruar Seferi si përshkrim të fotografisë me Haradinajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button