Saliu: Një vendim konkret dhe i plotfuqishëm i Prokurorisë Speciale

Ish nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Saliu, nëpërmjet një deklarate të dërguar për media, komenton tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puç“, njofton Portalb.

“Më në fund një vendim konkret dhe i plotfuqishëm nga ana e Prokurorisë Speciale. Tërheqja e aktakuzës për rastin “Puç“ dëshmon se kjo Prokurori mund të merr edhe vendime të plotfuqishme. Gjykatës, përkatësisht Këshillit për vlerësimin e aktakuzës nuk i mbetet gjë tjetër përpos që ta ndërpresë procedurën”, thotë në një vetë-prononcim, Saliu.

Ligji, për procedurë penale i RM-së, shton Saliu, parasheh që prokurori publik, ka të drejtë që të heqë dorë nga aktakuza.

“Prokuroria Speciale ngjashëm mund të veprojë edhe në rastin tanimë të njohur dhe diskutabil “Sopoti”, kuptohet nëse arrin që ta merr lëndën nga Këshilli i Prokurorëve”, thotë Saliu.

Përndryshe, Suzana Saliu, njofton se ajo ka qenë edhe dëshmitare në rastin “Sopoti” në cilësinë e zëvendësit të Avokatit të popullit, ku siç shpjegon ajo, ka konstatuar se dëshmitari kryesor për këtë rast ka dhënë deklaratë nën masa të dhunës dhe shtrëngimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button