“Marca” spanjole nxjerr Bardhin në mesin e 10 talentëve

Gazeta e përditshme sportive spanjole Marca ka shkruar për talentët e rinj, ndërsa në mësin e tyre ka radhitur edhe futbollistin shkupjan Enis Bardhin, i cili po shkëlqen në kampionatin hungarez te ekipi i tij Ujpest, shkruan Marca spanjole, transmeton Portalb.

Mes tjerash në artikullin e saj Marca shkruan se të luahs në divizionin e parë të një kampionati nuk është aq e lehtë, përkunër që në konkurrencë kanë futbollistë me përvojë të madhe. Sigurisht se të jesh në listën e golashëneusve më të mirë të kategorisë, është një detyrë shumë e vështirë. Marca ka nxjerrë 10 futbollistët më premtues nga mosha 19 deri 23 vjeçare që janë perspektiva më e madhe e kampionateve ku luajnë, ndërsa pikërisht në këtë listë të dhjetë futbollistëve bën pjesë edhe Enis Bardhi, që ka zënë pozitën e gjashtë.

Enis Bardhi me fanellën e Ujpest
Enis Bardhi me fanellën e Ujpest

Për Enisin Marca ka shkruar duke e emërtuar atë “Vardi nga Maqedonia”. “Sulmuesi 21 vjeçar është dyke shkënlqyer në kampionatin Hungarez (NB I.), me ekipin e tij Ujpest nga Budapesta. Të gjithë kishin menduar se pozita e tij është që të luajë mesfushor defanziv, por tetë golat e shënuar në sezonin vjeshotr e kanë vendosur Bardhin në pozitën e dytë të listës së golashënuesve. Ai gjithashru ka luajtur gjashtë ndeshje me reprezentacionin e seniorëve të Maqedonisë. Ka kualitet të mrekullueshëm duke luajtur në sulm, ndërsa është edhe një nga ata që ka aftësi të mëdha të goditjeve direkte nga gjuajtjet e lira” ka shkruajtur për Bardhin Marca spanjole, transmeton Portalb.mk.

Në listën nga 10 futbollistë në pozitën e parë është nigeriani Henry Onyekuru, në pozitën e dytë është zviceriani i naturalizuar Dimitri Oberlin, pastaj vjen në pozitën e tretë argjentinasi Sebastian Driusi, Rauno Sapien nga Estonia është i katërti, para Bardhit në pozitën e pestë është danezi Marcus Ingvartsen. Pas Enis Bardhit në pozitën e shtatë është slloveni Luka Zahoviç, ndërsa në pozitën e tetë është boshnjaku Rijad Bajiç, në pozitën e nëntë është Cecilio Dominguez nga Paraguai dhe në pozitën e dhjetë është Cristian Guanca nga ekuadori. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button