Heroi i Reçakut interesohet për “Kumanovën”

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë  William Walker  gjatë ditës së sotme është interesuar për ngjarjet e Kumanovës, njofton Alsat M.

Ai, paraditen e së martës ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave” prej të cilëve në detaje është njoftuar për luftimet e vitit të kaluar në Kumanovë dhe për rrjedhën e procesit gjyqësor. Paraprakisht ai ka takuar edhe familjarët e të akuzuarve. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se Walker gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ka takuar edhe disa përfaqësues të partive politike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button