VMRO-DPMNE paralajmëron “desorosizimin” e SHGM-së, ja reagimi i gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë funksionon sikur kryetar i saj të jetë ende drejtori i Qendrës për komunikim në LSDM Robert Popovski. SHGM po e përdor retorikën e njëjtë dhe të njëjtat akuza si dhe LSDM. Kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.

Sipas tyre, duke qëndruar në mbrojtje të Soros-it, SHGM vërtetoi se nuk është shoqatë që kujdeset për gazetarët, por për porositësit dhe manipulatorët LSDM/Soros.

Akuzave të këtilla u janë përgjigjur nga SHGM. Nga aty thonë se këto sulme kanë për qëllim që t’i frikësojnë dhe heshtin gazetarët, me qëllim ngulfatjen e kritikave në media.

“U bëjmë thirrje përfaqësuesve të pushtetit që të ndalojnë me thirrjet për dhunë kundër gazetarëve dhe i kujtojmë se për këtë do të mbajnë përgjegjësi. Nëse ka shembuj për sjellje jo profesionale u bëjmë thirrje të kërkojnë demant ose përmirësim, në rast se injorohen t’u drejtohen organizatave profesionale përgjegjëse për vetërregullimin e mediave”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

SHGM u bënë thirrje gazetarëve që t’i verifikojnë informacionet nga burime të ndryshme dhe të mos e shfrytëzojnë median për përplasje me ata që mendojnë ndryshe./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button