Juventus publikon logon e re të klubit

Juventusi ka zbuluar një logo të re të klubit, në një ngjarje të zhvilluar në Milano, të hënën në mbrëmje, duke shënuar një largim dramatik nga “kreshta” e tij tradicionale. Simboli i ri u zbulua në një ceremoni të veçantë, të udhëhequr nga presidenti bardhezi, Andrea Agnelli, në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë. Ajo do të bëhet logoja e re primare e klubit menjëherë, por nuk do të shfaqet në fanellat e lojtarëve deri në fillim të sezonit të ardhshëm. “Ne jemi këtu për të paraqitur se cila do të jetë e ardhmja e Juventusit në vitet e ardhshme, – ka thënë Agnelli. – Në mënyrë që klubi dhe skuadra të rritet, ne duhet të mbajmë ritmin fitues dhe të evoluojmë gjuhën tonë për të arritur objektiva të reja. Logoja e re përcakton një ndjenjë të përkatësisë dhe një stil që na lejon për të komunikuar në rrugën tonë.”

Juventusi ka në logon e vet sportive një “kreshtë ovale”, që flet për pjesën më të madhe të historisë së tij, me vetëm një “intermexo” të shkurtër, të asaj që ndodh si stil nga fund të viteve 1970 deri në 1989. Kjo logo është përshtatur më pas, në vitin 2004, në symbol.  duke veshur në kits Juventusit këtë sezon. Tani, Juventusi ka vendosur të lëvizë larg nga dizajni I fanellës me shirita, duke kaluar në një simbol të bazuar rreth shkronjës “J”, në fillim të emrit. Drejtuesit juventin shpjeguan domethënien e dizajnit të ri të logos, si referencë e frazës së famshme të ish-pronarit, Gianni Agnelli:” Unë merakosem çdo herë që shoh në gazeta një fjalë, e cila fillon me J”. Bardhezinjtë e kanë përditësuar tashmë në faqen e tyre zyrtare dhe llogaritë e mediave sociale ndryshimin e markës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button