fbpx

Lajm i vjetër “i recikluar”

[Recension: Kim Jong Un shëtiti nëpër aeroportin e ri, e ka ekzekutuar arkitektin]

Teksti që e recensojmë është lajm i vjetër (nga korriku i vitit 2015) për shëtitjen e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong0un, ndërsa është publikuar në janar të vitit 2017. Edhe pse lajmi është i saktë dhe nuk ka asgj kontestuese në të, megjithatë lexuesve u ofrohet një informatë e vjetër, e cila informon gabimisht për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë lexuesit nuk e dijnë se kjo ka ndodhur para më shumë se një viti, dhe këtë mund ta perceptojnë si lajm aktual. Media që e plasoi lajmin, pas disa orësh kërkoi falje nga lexuesit për shkak të aktualizimit të lajmit të vjetër, mirëpo, prap se prapë, nuk e fshiu lajmin.

novaLinku deri te artikulli origjinal: Kim Jong Un shëtiti nëpër aeroportin e ri, e ka ekzekutuar arkitektin

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2017

Data e recensionit: 13.01.2017

Recensuese: Silvana Zhezhova

INFORMATË BAJATE

Në lajm thuhet:

“Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un para kamerave parakaloi në aeroportin e posandërtuar në Pjong-jang para hapjes së tij, mirëpo siç njoftojn mediat botërore, nuk ka qenë i kënaqur prej tij, dhe ka dhënë urdhër për ekzekutimin e arkitektit, Ma Won-çun. Ma Won-çun është njëri nga gjashtë diplomatët që konsiderohen të zhdukur që nga viti i kaluar. Sipas “The Diplomat”, ai është vrarë në nëntor për shkak se nuk i ka zbatuar urdhërat, gjegjësisht për shkak se nuk e ka projektuar terminalin sipas standardeve të liderit suprem”.

Mirëpo, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për lajm të marrë nga bota ose jo, duhet kushtuar kujdes vërtetësisë dhe aktualitetit të tij. Praktika e mirë gazetareske nënkupton që lajmi të verifikohet mirë para se të publikohet, për shkak se në të kundërtën publiku informohet gabimisht. Kjo është theksuar që në preambulë dhe në nenin e parë të Kodit të gazetarëve:

Detyra kryesore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë… (Preambula)

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente…

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur…(neni 1)

Disa orë pas publikimit të lajmit, është vërejtur lëshimi është kërkuar falje se lajmi është aktualizuar gabimisht. Kjo është korrekte, mirëpo, megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë për gabimin e bërë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button