Ja cili është qyteti me ajër më të ndotur në Maqedoni

Kumanova është shndërruar në qytetin më të ndotur të Maqedonisë. Nga stacioni matës shifrat tregojnë se gjatë ditëve të fundit grimcat PM10 arrinin mbi 900. Qytetarët ankohen se askush nuk po merr masa për parandalim e ndotjes që çdo ditë e më shumë po i helmon ata, njofton Alsat-M.

Këshilltarët komunal të Kumanovës në një seancë të jashtëzakonshme kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit që në këtë qytet të vendoset edhe një stacion matës i ndotjes së ajrit.

Ministri Ahmeti premtoi stacion shtesë, por nuk foli për masat që do të ndërmerren për uljen e ndotjes enorme. Sipas autoriteteve, ndotja mund të ndodh për shkak të lëndëve djegëse të cilët qytetarët po i shfrytëzojnë për ngrohje por edhe nga numri i madh i makinave që qarkullojnë nëpër qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button