Ivanov: Lufta kundër terrorizmit nuk guxon t’i kufizojë të drejtat e njeriut

 Shtetet të luftojnë me terrorizmin dhe ekstremizmin në mënyrën që është konzistente me të drejtat dhe liritë e qytetarëve, porositi presidenti Gjorge Ivanov, në forumin që sot u mbajt në Kajro me temën “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”, në organizim të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe të Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”.

Ivanov theksoi se nga fillimi i këtij mijëvjeçari, jemi në luftë të hapur me terrorizmin global, ndërsa në kushte të kërcënimeve të rritura për të cilat organizatat ndërkombëtare nuk mund të ofrojnë zgjidhje, internacionalizmi tërhiqet para nacionalizmi në rritje.

“Duke luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, shteti bashkëkohor i zgjeron autoritetet dhe kompetencat e tij, dhe me këtë e ngushton hapësirën e të drejtave dhe lirive të njeriut”, theksoi presidenti i Maqedonisë.

Ivanov potencoi se Republika e Maqedonisë ishte shteti i parë në Evropë që shpalli gjendje të krizës për kërcënimin e emigrimit ilegal dhe e sistemoi Armatën në kufi.

“Por, ne asnjëherë nuk e përdorëm gjendjen e krizës për zgjerimin e ingerencave të shtetit dhe kufizimeve të të drejtave të njeriut, duke i përfshirë edhe të drejtat e emigrantëve”, theksoi presidenti i Maqedonisë.

Në kushte të tilla, tha Ivanov demokracia çdoherë e më pak  mund të ofrojë siguri.

“Përreth botës, shoqëritë demokratike janë në krizë. Gjithkund në botë mbisundon mosbesimi në shtet, i cila çdoherë e më shumë burokratizohet, pa ofruar zgjidhje të qëndrueshme për krizat dhe sfidat”, porositi Ivanov.

Ai vlerësoi se nevojitet mënyrë e re që do të mundësojë edhe mbajtje të sigurisë dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut. Për atë qëllim, presidenti potencoi se lufta kundër terrorizmit nuk është e mjaftueshme të udhëhiqet vetëm me teknologji ushtarake, por edhe me ide dhe programe për kontraradikalizim.

“Që të fitojmë në luftën kundër terrorizmit, nuk janë të mjaftueshme trupat ushtarakë dhe teknologjia. E domosdoshme është luftën ta udhëheqim edhe me ide. Vrasja dhe terrori nuk janë rezultat i religjionit, por i keqinterpretimit të religjionit, të imoralitetit të individëve me zemra të ngurtësuara, shpirtra arrogantë dhe logjikë  të shtrembëruar. Radikalizimit nuk i kundërshtohemi me programe për kontraradikalizëm”, tha Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë në fjalimin e tij e potencoi edhe nevojën e tejkalimit të standarteve të dyfishta dhe qasjes selektuese në media të cilat i eksploatojnë sulmet terroriste në Evropë.

“Nëse dikush ndalet e pyetet se sa burra myslimanë, gra dhe fëmijë janë vrarë viteve të fundit në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore?, tha ai duke shtuar se njëkohësisht për vetëm dhjetë vite 900.000 të krishterë janë vrarë në mënyrë të martirizuar për shkak të besimit të tyre.

Siç njoftoi  Kabineti i presidentit Ivanov në forumin  “Siguri demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës” marrin pjesë personalitete të shquara nga jeta politike dhe shoqërore, ish presidentë të shteteve, kryeministra dhe ministra. Mes temave të tjera të Forumit janë: “Terrorizmi dhe kushtetuta – kornizë për aksion”, “Perspektiva rrjedhëse: vendet me shumicë myslimane”, “Perspektiva rrjedhëse: shtetet perëndimore”, “Dialog ndërfetar – rasti i Egjiptit”…

Pjesëmarrja e presidentit të Maqedonisë në këto mbledhje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me bibliotekën e Aleksandrisë dhe me Qendrën ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”. Paraprakisht presidenti Ivanov ka marrë pjesë në mbledhjet në Baku, Sofje dhe në Romë.

Gjatë vizitës së punës në Republikën Arabe të Egjiptit, është parashikuar presidenti Ivanov të realizojë takim me presidentin egjiptian Abdel Fatah Al Sisi./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button