Moti sot në Maqedoni

Moti në mëngjes në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Reshje të shiut do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit, ndërsa në male do të ketë reshje të borës ku shtresa e borës do të rritet për 10 deri në 20 centimetra.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -3 deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej 0 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me reshje të shiut, ndërsa në disa vende të luginës së Shkupit do të ketë kushte edhe për paraqitje të shiut të ngrirë, ndërsa në vendet me hije  dhe ngrirje të shkurtër të tokës. Gjatë orëve të pasdites reshjet do të ndalojnë. Temperatura e mëngjesit do të ulet në minus tre, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në katër gradë celsius.

Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm.Vetëm në disa vende më të ulëta reshjet do të jenë nga shiu dhe bora. Nga mesi i javës në vendet e ulëta veçanërisht në pjesët juglindore priten reshje të shiut. Në këtë periudhë temperaturat pritet që të jenë në interval nga minus tre deri në katër gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button