Mjekët apelojnë që shkollat të dezinfektohen sa më parë!

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, njoftoi se është sjellë masë për vazhdimin e pushimit dimëror për nxënësit deri më 23 janar.
Ai shtoi se vazhdim i pushimit dimëror për nxënësit deri më 23 janar, dezinfektim i përditshëm i autobusëve në transportin urban publik, si dhe dezinfektim rrënjësor i shkollave para fillimit të semestrit të dytë shkollor, janë masat e reja, të cilat kanë për qëllim ta zvogëlojnë përhapjen e gripit në vend.

Deri më tani përveç komunës e Gjorçe Petrovit, asnjë nga komunat nuk ka njoftuar se në cilat shkolla tani më është kryer dezinfektimi dhe në cilat pritet të kryhet gjatë javës së ardhme.

Ndërkaq mjeku Sedat Lumani thotë se dezinfektimi i shkollave duhet të jetë masë e obligueshme dhe e patjetërsueshme, pasi që bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve.

“Shkolla duhet patjetër të dezinfektohen, kjo duhet të jetë masë obliguese dhe e patjetërsueshme që duhet të zbatohet. Në këtë kohë ku numri i të prekurve nga gripi është i madh duhet patur shumë kujdes e sidomos me fëmijët pasi që ata janë më të ndjeshëm në këtë situatë”, tha për Portalb, Lumani.

Nga ana tjetër prindërit shprehen për Portalb se janë të shqetësuar pasi që gripi ndonjëherë mund të kushtojë edhe me jetë të fëmijës.

“Nuk kemi ndonjë njoftim se është dezinfektuar shkolla ku mësojnë fëmijët e mi. Shpresoj që një gjë e tillë të bëhet para se të fillojë mësimi pasi që fëmijët janë të ndjeshëm dhe shpejtë sëmuren”, tha Ajten G., prinde.

“Masa duhet të ndërmerren patjetër. Duhet t’i kushtohet rëndësi shumë higjienës dhe kushteve higjienike në shkollat, e sidomos në ato fillore”, tha Osman R., prind.

“Bën mirë që e shtyn mësimin, duhet të ruhen fëmijët, sidomos kur nuk janë nën kujdesin e prindërve. Shkolla duhet të jetë e dezinfektuar me qëllim që fëmijët të jenë të shëndoshë. Dhe apeloj tek prindërit që vërejnë simptoma të gripit tek fëmijët ti mos i nisin për në shkollë”, tha Arta Y., prinde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button