FBI: Rusët nuk e kanë hakuar fushatën e Trampit

Hakerë rusë, të cilët kanë tentuar të sulmojnë zgjedhjet presidenciale amerikane, nuk e kanë hakuar ekipin e fushatës nacionale të Donald Trampit, deklaroi shefi i FBI-së, Xhejms Komi.

Para këshillit zbulues të Senatit ai tha se rusët kanë hyrë në kompjuterët në fushatën e Trampit në nivel lokal dhe shtetëror, por jo edhe në nivel nacional.

“Nuk kemi kurfarë të dhëna se fushata e Trampit është hakuar në nivel nacional”, deklaroi Komi.

Sipas tij, rusët erdhën deri tek të dhënat e partisë republikane, por “bëhet fjalë për adresa elektronike që tashmë nuk janë në prëdorim”. Komi shtoi se janë “grumbulluar të dhëna të cilat janë e kaluar dhe nuk janë publikuar”.

Shërbimet amerikane të zbulimit e akuzojnë Rusinë për fushatë për minim të procesit zgjedhor amerikan me qëllim të rritjes së gjasave të miliarderit republikan Donald Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button