LSI, 7 pika për reformën zgjedhore

Mosdakortësisë mes socialistëve dhe demokratëve se deri ku duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, i është shtuar edhe një qëndrim i veçantë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, transmeton Top Channel.

Ajo shpalli këtë të hënë një platformë me 7 pika, ku rikonfirmoi kërkesën për lista të hapura, një kërkesë që nuk është përkrahur nga dy partitë e mëdha.

Platforma e LSI-së përqendrohet te ashpërsimi i masave për shitblerjen e votës, fotografimin e saj, parandalimin e zhvendosjes së votuesve nga njëra zonë në tjetrën, duke e lidhur qendrën e tyre të votimit me datën e shpalljes së zgjedhjeve nga Presidenti, si dhe shtimin nga 90 në 200 të qendrave të numërimit të votave.

Por platforma e LSI-së ka edhe nje risi që prek Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo propozon që KQZ-ja të mos ketë më kompetencë për shqyrtimin e ankesave të subjekteve zgjedhore, por këtë rol ta marrë Kolegji Zgjedhor. Sipas LSI-së, kjo shkurton kohën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve.

Disa nga propozimet e LSI-së nuk kanë lidhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet. Tek këto rekomandime po fokusohet më shumë Partia Socialiste, e cila duke iu referuar mungesës së kohës, nuk ka pranuar platformën e Partise Demokratike, që ka në bazë votimin dhe numërimin elektronik.

Opozita nuk ka marrë një vendim politik se çfarë do të bëjë në këto kushte, por, tani për tani drejtuesit e saj po luajnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Serioziteti i këtij opsioni do të verifikohet të martën, kur të shihet nëse anëtarët e opozitës do ta artikulojnë apo jo gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button