Ambasada e Izraelit në Britani kërkon falje për komentet e punonjësit

Ambasada e Izraelit në Britani të Madhe ka kërkuar falje pasi një i punësuar i saj është incizuar duke u shprehur se “dëshiron të shembë” ministrin britanik, përgjegjës për Evropën dhe Amerikën, Alan Duncan, i cili kritikoi ndërtimin e kolonive hebreje në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar incizimin e zyrtarit politik në Ambasadën e Izraelit, Shaia Masota, i cili në një restorant në Londër flet se ministri Duncan është duke shkaktuar “probleme të mëdha”.

Deklaratat janë incizuar në kuadër të operacionit të fshehur gjashtëmujor të departamentit investigativ të rrjetit televiziv Al Jazeera.

Masot e ka quajtur ministrin e Jashtëm të Britanisë, Boris Johnson “idiot”, dhe ka shtuar se “në thelb ai është i mirë”.

Në kumtesën e publikuar, Ambasada e Izraelit në Britani thekson se komentet e të punësuarit të tyre janë “plotësisht të papranueshme dhe se ambasadori Mark Regev i ka kërkuar falje Duncanit”.

Në kumtesë thuhet gjithashtu se Masot së shpejti do të përfundojë mandatin e tij si punonjës në ambasadë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button