Kryeministrja britanike May do të takohet me Trump

Pas ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump që do të mbahet më 20 janar, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median britanike, pas takimit që u realizua mes këshilltarëve të May dhe delegacionit të Donald Trump muajin e kaluar, dy liderët do të takohen në muajt në vijim. Mediat kanë bërë të ditur se vizita do të realizohet në muajin shkurt.

Theksohet se qëllimi i vizitës së May, e cila kishte kritikuar Trumpin për retorikën e tij anti-muslimane dhe shumë çështje të tjera, është që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy liderëve dhe të bëhen hapa të reja në fushën e tregtisë pas vendimit të Britanisë për largim (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE).

Në drejtim të ruajtjes së marrëdhënieve, gjithashtu thuhet se Trump do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Britani si i ftuar i mbretëreshës Elizabeta II. Ndërkaq, politikani i parë britanik i cili ka vizituar Trumpin për ta uruar pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA ishte Nigel Farage, ish-lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), i cili njihet për qëndrimet kundër BE-së dhe migrantëve.

Po ashtu, pritet që kryeministrja britanike May këtë muaj para vizitës në SHBA ta vizitojë Turqinë. Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu kishte thënë se është planifikuar që May ta vizitojë Turqinë më 27 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button