Përsëri do të vlerësohen kandidatët për kryetar të Gjykatës Penale dhe Supreme

Këshilli Gjyqësor përsëri do t’i vlerësojë kandidatët për kryetar të Gjykatës Penale dhe Gjykatës Supreme të Maqedonisë, njofton Portalb.

Në seancën në të cilën është e caktuar për më 11 janar, të mërkurën, pika e dytë në rend dite do të jetë shqyrtimi i vendimit pas kërkesave të dorëzuara që përsëri të vlerësohet puna e gjykatësve – kandidatë për kryetar për 2015 dhe 2016. Kjo pikë nuk është e hapur për publikun.

Vendimin për vlerësim të çrregullt e ka sjellë Këshilli Gjyqësor pasi që janë vjetërsuar vlerësimet e kandidatëve të cilat për herë të fundit janë bërë në vitin 2014. Për kryetar të Gjykatës Penale në Shkup janë kandiduar kryetari aktual, Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev.

Për vendin e kryetarit të Gjykatës Supreme, janë kandiduar gjithashtu kryetarja aktuale, Lidija Nedellkova, gjykatësja, Snezhana Bajllozova, gjykatësja Besa Ademi dhe ish kryetari Jovo Vangellovski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button