Ja porosia e Ramush Haradinajt nga burgu i Francës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për t’i dërguar porosi, sipas tij, miqve të Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ai me një postim ka thënë se “rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndal askush”.

Haradinaj që po mbahet në parandalim deri në arritjen e kërkesës për ekstradim nga Serbia, ka shkruar se është për keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë ‘poternicat’ e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

“Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button