SHBA-të dyfishojnë numrin e këshilltarëve në Mosul

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka dyfishuar numrin e këshilltarëve për trupat irakiane të sigurisë në përpjekje për të marrë nga DEASH-i qytetin e Mosulit, i cili në fakt paraqet kryeqytetin e organizatës në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Forcës Ajrore, koloneli John Dorrian u tha gazetarëve përmes një video linku nga Bagdadi se koalicioni aktualisht ka rreth 450 këshilltarë të cilët veprojnë në teren.

“Koalicioni ka rritur numrin e stafit këshillues dhe ndihmës që veprojnë bashkë me elementet e forcave të sigurisë së Irakut duke dhënë këshilla si të sinkronizohen në kohën kur ata janë duke avancuar (drejt Mosulit)”, tha ai.

Ekipi këshillues përfshinë inxhinierë, forca speciale dhe oficerë të inteligjencës”, tha Dorrian për të shtuar se shtimi i numrit ka ndodhur në javët e fundit.

Ditë më parë autoritetet irakiane njoftuan për rimarrjen e qarkut Al-Wahda të Mosulit.

Ushtria e Irakut, e mbështetur nga forcat e koalicionit të kryesuar nga SHBA-të dhe aleatët lokalë në terren, aktualisht është e angazhuar në një ofensivë të madhe që synon nxjerrjen e DEASH-it nga Mosuli, i cili u pushtua nga grupi terrorist në mes të vitit 2014.

Pavarësisht nga parashikimet e para se qyteti do të çlirohet plotësisht deri në fund të vitit, kryeministri Haidar al-Abadi javën e kaluar tha se të paktën tre muaj do të nevojiten për pastrimi e plotë të Irakut nga DEASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button