Sulmi terrorist në Stamboll, nuk ndalen arrestimet

Në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit, policia e këtij qyteti ka ndërmarrë një operacion në orët e para të mëngjesit duke arrestuar disa të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Stambollit e cila ka vlerësuar një informacion rreth sulmit terrorist ku humbën jetën 39 persona, ka ndërmarrë një operacion antiterror në rajonin Silivri. Si rezultat ka bërë të mundur arrestimin e disa personave të cilët akuzohen për dhënie ndihmë ndaj agresorit të sulmit terrorist.

Burimet e policisë thanë se në vendin ku është zhvilluar operacioni jetonin disa familje nga Turkistani Lindor.

Si pasojë e një sulmi terrorist të ndodhur në orët e para të këtij viti në një klub në Ortaköy të Stambollit të paktën 39 persona humbën jetën, ku 25 prej tyre ishin të huaj, ndërsa humbi jetën edhe një efektiv i policisë. Pas sulmit policia e Stambollit ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e agresorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button