NPT: Transporti publik edhe sivjet me çmime të njëjta të zvogëluara
Nga Ndërmarrja publike për transport Shkup sot informojnë se me fillimin e vitit të ri 2017 nuk janë bërë korrigjime në çmimoren e shërbimeve të transportit publik, gjegjësisht, konsumatorët e rregullt të shërbimeve të transportit publik do t’i shfrytëzojnë shërbimet e njëjta, me çmime të cilat janë zvogëluar vitin e kaluar.
“I tillë ishte rasti me biletën mujore dhe vjetore, ndërsa u barazua çmimi i biletës për një vozitje në të gjitha zonat, gjegjësisht çmimi i biletës prej zonës ndërurale prej 40, u zvogëlua në 35 denarë. Gjithashtu u vendosën edhe bileta të reja të përkohshme, siç janë ato ditore, javore, tremujore dhe gjashtëmujore”, thuhet në kumtesën e NPT Shkup.
Përmendin se qytetarët në të ardhmen do të duhet t’i shfrytëzojnë kartelat elektronike edhe në autobusat privat, si mënyrë e vetme e pagesës së biletës.
“Me bashkimin e transportuesve privat në Modelin e vetëm tarifor të integruar, është vendosur masë e re promovuese për personat të cilët do të blejnë kartelë të papersonalizuar, gjegjësisht me vetë blerjen e së njëjtës në vlerë prej 150 denarë në muajin janar, do të fitojnë 5 vozitje gratis, të cilat mund të shfrytëzohen për një periudhë të pakufizuar”, theksohet në kumtesë.
Me vendosjen e itinerarit të vetëm transportues, më nuk do të ketë dyfishim të një linje të caktuar nga NPT Shkup dhe transportuesi privat. Në këtë mënyrë, do të rritet siguria në komunikacion.