Shilegov: Fjala e Gruevskit tashmë nuk vlen asgjë

Fjala e Nikolla Gruevskit në politikë tashmë nuk vlen asgjë. Sa më shpejt brenda VMRO-DPMNE-së e kuptojnë se Gruevski nuk duhet të jetë në skenën politike aq më mirë për partinë, shumë më mirë edhe për Maqedoninë. Kështu është shprehur zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov duke ia kujtuar opinionit premtimin e VMRO-DPMNE-së që më 2 janar 2017 do të përfundojnë projektin për Qendër të re klinike universitare, transmeton Portalb.

Ai ka premtuar se LSDM do t’a rritë nivelin e shërbimeve shëndetësore.

Sipas LSDM mbaroi koha e gënjeshtrave.

“Në mesin e gënjeshtrave ishte se deri më 2 janar të vitit 2017 Shkupi do të bëhet me Qendër të re klinike. Sot është 2 jannar 2017. Në Shkup Qendër klinike të re nuk ka. Maqedonia meriton shëndetësi kualitative. Po vjen jeta. Nga viti 2017 fillojmë jetën që do ta krijojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e partisë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button