Me një urë nuk vjen vera…

10 vjet mbushen më 1 janar nga pranimi i Rumanisë dhe Bullgarisë si anëtare të BE-së. Një urë e re mbi Danubin lidh të dyja vendet, por aj nuk e ka sjellë hovin ekonomik, shkruan DW.

Për një urë të tillë kanë ëndërruar politikanët e të dyja vendeve që në vitin 1909. Por ajo u bë realitet një shekull më vonë, disa vite pas anëtarësimit të dy vendeve në BE. Në vitin 2013 ura e Danubit u inagurua me ceremoni festive me miq të nivelit të lartë nga Brukseli, por shpresat e mëdha për një hov ekonomik në rajon nuk janë bërë realitet.

Fqinjësi pa afrimitet

Irena Vasileva jeton në Vidin, në Bullgari dhe ka ecur shpesh në urën mbi dy kilometra të gjatë. “Shumë vetë besuan se ura do të sillte vende të reja pune, por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë”, thotë gazetarja. Sipas të dhënave të shoqërisë aksionere, “Ura e Danubit Vidin-Calafat”, janë hapur vetëm 64 vende pune nga pala bullgare dhe 33 nga pala rumune. Nuk u ndërtuan hotele, kafene, apo parqe industriale, thotë gazetarja.

Bodo Hombach, ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore kujton si historian apo dëshmitar i kohës fillimet e vështira të projektit. Fillimisht nga zyra presidenciale bullgare u tha se nuk i njohim fqinjët në veri të Danubit dhe nuk duam t’I njohim, thotë Hombach. Ai e di edhe nga “burime europiane” se edhe Rumania nuk ishte entuziaste për ndërtimin e urës. „Ka pasur shumë lojëra të fshehta, të cilat u lanë vetëm me presion nga Brukseli.”

Zonë kufitare mes Rumanisë e Bullgarisë
Zonë kufitare mes Rumanisë e Bullgarisë

Me sa duket për këto „lojëra” nuk duan të flasin autoritetet as sot. Komisarja e BE-së për politikën rajonale, Corina Cretu e refuzoi një intervistë së fundmi, ku tema kryesore do të ishte politika rajonale në infrastrukturë. Për këtë nuk u përmend asnjë arsye apo nuk u ofrua ndonjë orar tjetër. Shumë gazetarë kanë raportuar për urën e re rë Danubit. Për vonesën trevjeçare të projektit, probleme në ndërtim, apo riparimet e vazhdueshme që vështirësuan punimet.

Ndërkohë që kjo urë është pjesë e projektit paneuropian të korridorit IV të trafikut që do të lidhë Dresdenin me Selanikun dhe Stambollin. Megjithatë Evgenija Naidenova, nga shoqëria aksionre „Ura e Danubit Vidin-Calafat” është krenare. “Ekspertët llogarisnin me 100.000 kalime në urë për një vit, por ndërkohë ka qenë 450.000 kalime vetëm në vitin e parë. Ndërsa vitin e kaluar patëm 850.000 kalime”, thotë ajo.

Pamje e urës nga bregu bullgar
Pamje e urës nga bregu bullgar

Faktikisht një lëvizje e madhe automjetesh që duhet të sillnin shumë para edhe në arkat e vendeve, por që nuk mblidhen, sepse nuk janë përfunduar rrugët dytësore që të çojnë në urë. Shumë shoferë kamionësh janë të pakënaqur me itinerarin e urës. Rrugët në të dyja anët e urës janë të këqija thonë ata. Hasani një 40 vjeçar me trup muskuloz pret me durim për të kryer procedurat në një radhë me kilometra. “Rruga nga Dresdeni deri në Temesvar në Rumaninë perëndimore ishte e mirë”. Pastaj ai godet me dorë ballin për të treguar se prej aty fillon ferri.

Një pamje e trishtë

Nga pala rumune gjendet Calafati – një port i vogël i përgjumur i Danubit, të cilit ende  mund t’ia zbulosh mirëqenien e shekullit të 19-të pas disa fasadave të vjetra. Dikur një vend i rëndësishëm për tranportin e grurit rumun, por në kohën e diktaturës, qyteti iu nënshtrua industrializimit. Pas rënies së komunizmit qyteti gati u shua. Deri para ndërtimit të urës transporti i anijeve ishte një burim të ardhurash të pakta për banorët, por edhe ai tanimë ka rënë.

Një urë nuk e sjell verën, thonë banorët me ironi. Askush nuk interesohet se çfarë ndodh në anën tjetër. Gjithçka që ata njohin e dinë për shkak të rrëfimeve. Një lidhje me autubos nuk ka, një tren që kalon në këtë rajon nuk ndalon në Calaft, por në një fshat 10 kilometra larg. Nuk ka çudi pse një polic kufitar e shikon me habi reporteren e Deutsche Welles, kur thotë se do të kalojë në këmbë në anën tjetër të urës. “Këtë nuk e bën kush këtu”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button