Viti që përcollëm, viti i problemeve

Duke lënë anash faktin se si e perjetuam personalisht vitin 2016,për botën mund të themi se ishte një vit me fatkeqësi.Te çdonjëri ka pasur ndodhi të ndryshme,ndonjëri ka përjetuar çastet më të lumtura,dikush ka pasur vështirësi,brenga të shumta etj.Dikush tjetër ka humbur njerëzit më të dashur.Njerëzit që ndoshta i kanë bërë të ndjehen si asnjëherë më parë,njerëz që mendonin  se sdo t’ia dilnin mbanë pa to.Dikush u pajtua e dikush jo me këtë fakt,mirëpo jeta është e tillë dhe ajo vazhdon.Ata të cilët u pajtuan plotësisht me këtë fakt janë shembull për shoqërinë për të mos u dorëzuar.Cdonjëri përballet me sfida të ndryshme të jetës,obligimi i jonë është që mos të përulemi para këtyre sfidave.

Ky vit për njerëzimin ka qenë vit i zymtë.Po në të njejtin vit,miliona sirianë u detyruan të braktisin gjënë më të shtrenjtë vendlindjen e tyre.Njerëzit ndoshta më të pushtetshëm,të pamëshirshëm,vendosën për fatin e sirianëve,të njerëzve që ishin me vizione të mëdha.Sirianët ishin arabët më të shkolluar dhe më të mençur.Siria është vendi që duhet marrë meritat më të mëdha,pasi ky vend arriti të nxjerr njerëz me vlera të mëdha,pishtar të arsimit dhe bartës së dijes.Cfarë ndodhi me këta njerëz?Këta njerëz u detyruan të bredhen nëpër rrugët e  Europës.Edhe pse të paktë ishin ata që i pranuan ata kurrë s’i humbën shpresat te ne.

Shembull konkret kemi Halepin,Halepi njihet si qyteti më I vjetër në botë me vlera të shumta.Brenda 24 orëve atë qytet arriti ta shkatroj dora e pamëshirshme që vendoste për fatin e tyre.Cështja më e përfolur gjatë vitit ishte çështja e refugjatëve,andaj vendosa që pjesën më të madhe të shkrimit t’ua kushtoi atyre.Kjo ndodhi ka prekur zemrën e secilit në përjashtim të keqbërësit.

Veçanërisht për ne,qytetarët e Maqedonisë,këtë vit mund ta quajmë edhe si viti i trazirave.Këtë vit ndodhën ngjarje që sadopak ngacmuan ndjenjat tona,ku përfshihen edhe vërshimet e Shkupit ku e pësuan disa edhe me jetë.Për shkaqe të disa konflikteve u arrit marëveshja për zgjedhje të parakohshme,ku nuk ishte situatë e qetë dhe shumë  ngjarje të papëlqyera nga ana jonë,të cilat nuk kishim ndikim në ndryshimin e tyre.

Pa marrë parasysh momentet që kemi kaluar vitin që e lamë pas,tash duhet të angazhohemi për një vit të cilin me punë mund ta arrijmë ta jetojmë më bukur.Veçanërisht ne rinia,duhet të angazhohemi më tepër në çështjet e edukimit dhe arsimimit sepse arsimi është shtylla e popullit,është shtylla më e fortë e një kombi.

Pra,ne jemi ndryshimi,nëse ne duam të arrijmë diçka,me edukim dhe arsimim ne mundemi.Nga ne rinia,nuk pritet asgjë tjetër veçse një e ardhme më të ndritur.Uroj që ky vit i ri të sjell fat dhe lumturi,të na prijë e mbara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button