Hulumtim: parashikimi i qytetarëve për vitin 2017

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë të lumtur me jetën e tyre, 39 për qind janë optimistë se Viti i ri 2017 do të jetë më i mirë se viti 2016, ndërsa 33 për qind e qytetarëve mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë një vit i prosperitetit ekonomik, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i agjencisë hulumtuese Brima, anëtare e Uin-Gallup Interneshënël, transmeton MIA.

Në pyetjen “A mendoni se viti 2017 do të jetë më i mirë, më i keq ose i njëjtë me vitin 2016?”, 39 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë optimist, në krahasim me 21 për qind që janë pesimistë.

Krahasuar me vendet fqinje me neto shpresë prej +18 për qind Maqedonia së bashku me Kosovën + 33 për qind dhe Shqipëria +35 për qind është para Greqisë me neto shpresë -30 për qind, Bullgaria -5 për qind dhe Serbia -1 për qind.

Në pyetjen “Krahasuar me këtë vit, vallë viti i ardhshëm do të jetë një vit i prosperitetit ekonomik, vështirësisë ekonomike apo viti ardhshëm do të jetë i njëjtë si ky?” 33 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë optimistë kundrejt 27 përqindëve pesimistë, ndërsa 31 për qind janë neutral.

Hulumtimi tregon se me neto optimizmin ekonomik prej +6 për qind Maqedonia në krahasim me vendet fqinje është në mes. Më pesimistë janë qytetarët e Greqisë me neto optimizëm ekonomik -53 për qind, pas së cilës pasojnë Bullgaria -21 për qind dhe Serbia -16 për qind, ndërsa optimist me të mëdhenj me neto optimizëm ekonomik +24 janë Kosova dhe Shqipëria +10 për qind.

Në pyetjen “Ju personalisht a ndjeheni shumë të lumtur, të lumtur, as i lumtur e as i palumtur në jetë? gjithsej 52 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë thënë se janë të lumtur, 36 për qind janë neutral dhe 10 për qind janë të pakënaqur.

Sipas anketës në lidhje me lumturinë në jetën e tyre, qytetarët e Maqedonisë, me neto lumturi +42 për qind, janë ndër më me të lumturit në rajon dhe para tyre janë vetëm Kosova me neto lumturi prej +52 për qind. Më pak të kënaqur me jetën e tyre janë qytetarët në Greqi me neto rezultat prej +21 për qind, pas së cilës pasojnë Bullgaria me +33 për qind dhe Shqipëria me +35 për qind.

Hulumtimi është kryer në 64 vende dhe janë përfshirë gjithsej 66.541 të anketuar. Në Maqedoni hulumtimin e  ka kryer Brima në ekzemplar kombëtar prej 1.210 të anketuar të moshës mbi 15 vjeçare në periudhën nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor të vitit 2016.

Ky është studimi i 40-të i Uin-Gallup Interneshënël për fundin e vitit rreth pritjeve, pamjes, qëndrimeve dhe bindjeve të qytetarëve në mbi 60 vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button