Presidentit Ivanov i kanë faj ndërkombëtarët për krizën në Maqedoni

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të fundvitit përveç politikanët vendor ka kritikuar edhe faktorin ndërkombëtarë. Duke shënuar ngjarjet më të rëndësishme që shënuar vitin që po e lëmë pas, Ivanov nuk harroi ta kritikojë as Prokurorinë Speciale Publike, e cila sipas tij është e politizuar edhe pse vet e ka nënshkruar. Ai nga qytetarët dhe politikanët për vitin e ardhshëm ka kërkuar vullnet për pajtim në interes të interesave shtetërore, raporton Portalb.

“Viti 2016 ishte i vështirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, Europën dhe botën. Në vend të prizmit për bashkëjetesë dhe respekt, qytetarët filluan të shikojnë nëpërmes prizmit të ngushtë të partive dhe ideologjive. Kishim tepricë te kritikës, por mungesë të vetëkritikës”, tha Ivanov.

“Më vitin 2008 ishim në pragë të hyrjes në NATO. Më 2009 morëm Raportin e parë pozitiv dhe rekomandimin për bisedime me BE-në. Në kulmin e përkushtimit tonë ne në vend të bisedimeve, u bllokuam. Në vend të anëtarësimit në NATO u injoruam. Në vend së të shpërblehemi ne u dënuam. Në fillim arsyeja për bllokimin ishte emri i ishtetit dhe identiteti i qytetarëve. Partnerët tanë në Bruksel na flasin për sundim të ligjit në Maqedoni. Absolutisht pajtohem se duhet edhe shumë të punojmë. Por, i pyes nëse na japin vërejtje për gjyqësorin, atëherë pse nuk na lejojnë t’i hapin kapitujt 23 dhe 24 për gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë? Sjellja e papërgjegjshme e NATO-s dhe BE-së drejt Maqedonisë reflektoi edhe në krizën e brendshme politike”, theksoi mes tjerash Ivanov.

Ai porositi se kriza duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale. Ivanov ka kujtuar se ekziston ende kërcënim nga luftëtarët që janë kthyer nga betejat në Lindjen e afërt.

Presidenti ka dhënë vlerësimin e tij edhe për PSP-në. “Prokuroria Speciale Publike është selektive dhe e politizuar, e cila në vend që të jetë instrument i drejtësisë u shndërrua në instrument për shantazh të kundërshtarëve politik. Kur nënshkrova ligjin për formimin e PSP-së, unë nuk prita selektim dhe politizim të punës së saj”, potencoi ai.

Nga këndvështrimi i presidentit falja e politikanëve të dyshuar për manipulime ishte mënyra e vetme e paqshme të ngrihen hesapet armiqësore në mes palëve për t’u anashkaluar anarkia.

“Më akuzuan se kam shkelur Kushtetutën. Unë jo vetëm që nuk shkela Kushtetuën por theva skenarët e errëta kundër Maqedonisë”, u arsyetua Ivanov.

Qëndrimi im, shtoi Ivanov, është mëse i qartë, asnjëherë nuk do të lejojë Maqedonia të jetë shtet binacional.

“Dëgjoj kërkesa për dygjuhësi. Kjo çështje është mbyllur me amendamentit 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që doli nga Marrëveshja e Ohrit, ku rregullohet çështja e gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov.

Ai pret që Qeveria e re të bëj Regjistrimin e popullsisë.

Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, Presidenti Ivanov paralajmëroi politikanët që të kenë kujdes se si po veprojnë.

“I porosisë që të mos mendojnë të bëjnë kombinime ose bisedime për interesat shtetërore. Për interesa shtetërore nuk bisedohet e as negociohet. Pres që Qeveria e re të ketë dy prioritete: E para, mbrojtja e interesave shtetërore, që nënkupton forcimin e karakterit unitar të shtetit dhe e dyta, reforma sistematike ku do të përfshihet subjektet e sistemit për siguri nacionale të Republikës së Maqedonisë”, ishte decid presidenti Ivanov./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button