Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, institucion “zvarritës” që nuk ka besueshmëri

Zvarritja e lëndëve të rëndësishme- në interes të përgjithshëm në Gjykatën kushtetuese e bën institucionin të pabesueshëm. Ekspertët janë të prerë në qëndrimin se kushtetuesja diktohet nga politika dhe se me ligj duhet të rregullohet afatizimi i shqyrtimit të iniciativave.

Gjykata Kushtetuese punën e saj e bën në bazë të rregullores që e kanë formuar qysh nga pavarësia e shtetit. Rregullorja nuk ka përcaktuar afate të fundit se kur një lëndë duhet të përfundojë.

“Nuk ka afate të caktuara rigorozisht me normë ligjore. Por, edhe pse nuk ka afate të caktuara, ekzistojnë të a.q. “afate të arsyeshme”1-2 muaj, më tepër jo. Ka lëndë më problematike që mund të vazhdojnë edhe më tepër, por jo të kalojnë vite. Këtu më nuk ka arsye. Prapavija është politike. Vetëm kur vendos kriter politik dhe për cështje politike, ajo i zvarritë lëndët, nuk ka një seriozitet në punë. Vendimet e fundit të kushtetueses shndërrohen në vendime politike dhe jo vendime kushtetuese”, deklaroi për Portalb profesori universitar Osman Kadriu.

Ndryshe, edhe pse ka një vitë që është ngre iniciativa për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, e njëjta ende gjendet në sirtaret e gjykatës dhe nuk ka hyrë në rend dite të kushtetueses.

“Është e ndikuar politikisht, për vonesën e iniciativës për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike. Prandaj po e zhagit iniciativën. Duhet të ndërrohet Kushtetuta, që me ligj të rregullohet puna e Gjykatës Kushtetuese dhe jo me rregulloren e saj, sepse mënyra e punës është e rregulluar me rregulloren e gjykatës. Në këtë mënyrë kushtetuesja do të detyrohej që për kohë të caktuar t’i shqyrtoj iniciativat”, theksoi për Portalb profesori universitar Bajram Pollozhani.

Para zgjedhjeve të 11 dhjetorit partia Uniteti pati dorëzuar iniciativë për ë e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve të shpallura. Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së pati dorëzuar iniciativë ë e kushtetutshmërisë së kryqit në Butel.

Në pyetjen e Portalb se kur të njëjtat mund të vinë në rend dite dhe cili është kriteri i selektimit të lëndëve, nga aty sqarojnë se punojnë me anë të rregullores dhe se cilat lëndë shqyrtohen në seancë vendos kryetari i gjykatës.

“Ne nuk jemi Gjykatë Themelore, e Apelit,.. te ne nuk ka padi, afate, procese, … ne kemi iniciativa. Ne e shohim iniciativën, gjykata mundet pastaj ta zgjerojë ose thjesht e refuzon të njëjtën. Kur pranohet iniciativa paketa e lëndës i dorëzohet gjykatësit raportues. Çdo lëndë ka gjykatës dhe këshilltarë. Kur do të dalë në rend dite lënda? Kur gjykatësi raportues ia dorëzon lëndën kryetarit të gjykatës, i cili e bën rendin e ditës dhe vjen në seancë. Që do të thotë se kryetari i pret gjykatësit. Kështu, fillon nga këshilltari, vazhdon te gjykatësi, gjykatësi kryetarit dhe del. Kështu ndodhë me të gjitha lëndët, këtë rrugë kalojnë”, ka sqaruar Olivera Filipovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button