OSBE viktimë e një sulmi kibernetik, ‘kanë sulmuar rusët’

Një sulm i gjerë kibernetik përfshiu serverat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke vënë në rrezik konfidencialitetin e rrjetit, njoftoi sot organizata.

“OSBE-ja është vënë përballë faktit në fillim të nëntorit të një incidenti në shkallë të gjerë të sigurisë informatike, duke vënë në pikëpyetje konfidencialitetin e rrjetit të saj informatik të brendshëm dhe rrezikuar mbrojtjen”, njoftoi për median, Mersiha Causevic, zëdhënëse e organizatës me seli në Vjenë, duke konfirmuar një informacion të së përditshmes franceze “Le Monde”, transmeton Syri.net.

“Ky sulm kiberbernetik nuk ndërpreu gjithsesi funksionimin e rrjetit”, saktësoi ajo pa dhënë detaje rreth shkallës së dëmit të shkaktuar.

Sipas “Le Monde”, një organ i shërbimeve sekrete perëndimore i kaloi përgjegjësinë e këtij sulmi grupit rus të hakerave APT28 i njohur me pseudonimet Sofacy, Pawn Storm, Tsar team apo Fancy Bears.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button