Aeroplanit rus i kanë dështuar krahët

Regjistruesi kryesor i fluturimit, i nxjerrë nga aeroplani rus i cili është rrëzuar të dielën në Detin e Zi, ka treguar se pjesët mbi krahë, që nuk kanë funksionuar siç duhet, kanë shkaktuar aksidentin.

Pjesët mbi krahë që ndihmojnë ngritjen e avionit, nuk kanë lëvizur së bashku, ka thënë për agjencinë Interfax një burim i afërt me hetimet.

Portali i lajmeve Life ka shkruar se ky problem ka bërë që pilotët të humbasin kontrollin, pasi avioni ka qenë në një “kënd kritik”, njofton REL.

Aeroplani Tu-154 është rrëzuar në bregdetin rus, duke shkaktuar vdekjen e të 92 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.

Në bord kanë qenë 64 anëtarë të Ansamblit të njohur ushtarak rus, Alexandrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button