Asesi të vijë në rend dite iniciativa për kushtetutshmërinë e PSP-së, zgjedhjeve dhe kryqi në Butel

Ende në rend ditë të Gjykatës Kushtetuese nuk janë shqyrtuar iniciativa që janë në interes të opinionit. Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale, iniciativa për kushtetutshmërinë e zgjedhjeve dhe iniciativa për kushtetutshmërinë e kryqit në Butel, nuk janë gjendur në rend dite as seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, raporton Portalb.mk.

Në pyetjen e Portalb se kur të njëjtat mund të vinë në rend dite dhe cili është kriteri i selektimit të lëndëve, nga aty sqarojnë se punojnë me anë të rregullores dhe se cilat lëndë shqyrtohen në seancë vendos kryetari i gjykatës.

“Ne nuk jemi Gjykatë Themelore, e Apelit,.. te ne nuk ka padi, afate, procese, … ne kemi iniciativa. Ne e shohim iniciativën, gjykata mundet pastaj ta zgjerojë ose thjesht e refuzon të njëjtën. Kur pranohet iniciativa paketa e lëndës i dorëzohet gjykatësit raportues. Çdo lëndë ka gjykatës dhe këshilltarë. Kur do të dalë në rend dite lënda? Kur gjykatësi raportues ia dorëzon lëndën kryetarit të gjykatës, i cili e bën rendin e ditës dhe vjen në seancë. Që do të thotë se kryetari i pret gjykatësit. Kështu, fillon nga këshilltari, vazhdon te gjykatësi, gjykatësi kryetarit dhe del. Kështu ndodhë me të gjitha lëndët, këtë rrugë kalojnë”, ka sqaruar Olivera Filipovska.

Nga aty sqarojnë se ka pasur lëndë të vitit 1998 që janë zgjidhur më vitin 2005.

“Kjo ndodh se kishte ligje nga Ish Federata Jugosllave dhe kërkonte punë. Këtu punët nuk kanë tajming, derisa kërkon mendime, dokumente, … analiza, shembuj nga praktikat tjera, e kështu me radhë. Dhe kjo zgjatë, nuk ka afat. Ka lëndë që nga 2013, tash kanë hyrë në rend dite. Gjykatësit kanë arsye pse i vonojnë lëndët”, tha për Portalb Filipovska.

Para zgjedhjeve të 11 dhjetorit partia Uniteti pati dorëzuar iniciativë për ë e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve të shpallura. Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së pati dorëzuar iniciativë ë e kushtetutshmërisë së kryqit në Butel. PSP është tanimë 1 vjet në sirtarët e gjykatës por ende nuk u vendos në rend dite./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button