fbpx

Rasti “Titaniku” i parëndësishëm, esenciale pamja e prokuroreve

Praktikimi i seksizmit në gazetarinë e sotme, edhe atë jo vetëm fshehurazi, por edhe haptazi dhe në masë të madhe deri në nivel të diskriminimit gjinor, është i palejueshëm në redaksitë bashkëkohore. Fakti që seksizmi dhe diskriminimi gjinor akoma ekzistojnë dhe praktikohen haptazi, edhe atë nga gazetarët në pozitat më të larta të profesionit, tregon se sa ka nevojë për pastrim ky profesion edhe atë në shumë nivele.

Shkruan: Silvana Zhezhova

Edhe pse mendohet se diskriminimi gjinor është karakteristikë për ndonjë kohë të kaluar, seksizmi në shoqërinë e Maqedonisë është i pranishëm edhe sot, edhe atë në baza të shumta. Ndoshta në një periudhë të caktuar lëvizi nga pika e tradicionales, mirëpo duke e pasur parasysh gjithë procesin retrograd të shoqërisë, qëndrimet seksiste u kthyen nga dera kryesore. Burojnë nga stereotipet tradicionale për rolet gjinore, e më shpesh e diskriminuar është gruaja.

Мортиша Вечер - crop-resize-final
“Veçer”. kolumnë e datës 15 shkurt të vitit 2016

Në shumë shembuj, gruaja nuk vlerësohet nga aspekti i individit profesional, e cila paraqitet në emër të profesionit në një vend dhe kohë të caktuar, por trajtohet si objekt që vëzhgohet nga prizmi i pamjes dhe i paraqitjes së jashtme.

OBJEKTIVIZIMI I GRUAS DHE SULMI NDAJ PAMJES SË SAJ

Një rast i tillë i fundit ishte kolumna e Dragan Pavlloviq – Llatasit me titull “Моrtisha”, në të cilën, në mes tjerash, flitet edhe për konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike, ose, thënë më saktë, për pamjen e prokuroreve. Pavlloviqi në kolumnë nuk ka përmendur asnjë fjalë për thelbin e aksionit “Titanik”, në të cilin u paralajmërua hapja e procedurave hetimore kundër ish-ministrave Gordana Jankullovska, Мile Janakieski dhe kundër sekretarit të qeverisë, Kiril Bozhinovski, por temë e analizës është pamja e prokuroreve.

“U paraqit Katica Janeva në konferencën për shtyp për rastin “Titaniku”. Me frizurë të re dhe dukshëm më e qetë dhe me garderobë më të shtrenjtë se më parë. Së paku u pa se ku shkojnë paratë e qytetarëve. Me katër milionë euro buxhet personal dhe Sheqerinskën për këshilltare, nuk është problem që ato të harxhohen nëpër sallone ondulimi dhe butiqe”, thuhet në kolumnë.

Sipas Sneshka Iliqit nga organizata “Reaktor”, e cila është anëtare e Platformës për barazi gjinore, edhe në sdkëtë rast, si zakonihst, ka objektivizim të gruas dhe sulm ndaj pamjes së saj. Objektivizim të këtillë ajo vëren edhe te fjalitë:

“Më duhet të them se prokurorja Lençe Risteska më pëlqeu edhe mua. Duket e mençur, elegante dhe e bukur. Nëse duhet të bi në duart e dikujt, dëshirë të fundit e kam të bi në duart e Lençe Risteskës. Disi ashtu më duket, e edhe kënaqësia do të ishte e dyanshme”, nga kolumna e Pavlloviqit.

Iliq shton se cak i sulmeve zakonisht janë gratë që janë në pozita kyçe.

“Këtu gruaja, si gjithmonë, objektivizohet dhe shkohet në atë që të sulmohet pamja e saj. Gratë, kur janë në pozita kyçe, marrin sulme për atë se si duken, që në krahasim me burrat asnjëherë nuk ndodh. Оbjektivizimi i grave është rast shumë i shpeshtë kur gratë janë në funksion”, thotë Iliqi.

NËNÇMIM NË BAZË TË PREJARDHJES

Duke bërë “analizë të personazhit dhe të veprës” së prokurores Fаtime Fetai, në kolumnë ka tentim për diskreditim në bazë të prejardhjes së lindjes. Duke përdorur terme “fshatare”, “e mëhallës” tentohet të nënçmohet paraqitja e saj, pa theksuar asnjë gjë për atë që e tha ajo në konferencën për shtyp.

“Fatime Fetai nuk e ka atë estetikë dhe finesë. Ajo duket si material i papërpunuar i mëhallës, Mortisha nga “Adams Family” ose edhe më tepër kopje apo binjake e Kruela de Vilit nga 101 Dalmatinasit. Aq shumë është në ngërç dhe spazmë sa që kërcënimet nga fjalët e saj në vend që ta frikësojnë popullin më tepër shkaktojnë keqardhje për inferioritetin e saj dhe nevojën për ta fshehur materialin e papërpunuar nga mëhalla, fshati dhe atë ta paraqesë si vendosmëri dhe fuqi”, shkruan në kolumnë.

Sipas sociologes Аneta Kuzevska Pop-Ilioski, redaktorët dhe gazetarët harrojnë se tre funksionet themelore të profesionit të tyre janë edukimi, informimi dhe socializmi,m e pastaj vijnë argëtimi dhe senzacionalizmi.

“Ky gazetar i njohur, i cili me vite imponohet si profesionit i skenës tonë mediatike, na plason një tekst, i cili në një pjesë të tij, për shkak të përdorimit absolut të lirisë së të shprehurit, largohet nga aspekti profesional gazetaresk. Gazetari nuk i përkushtohet angazhimit profesional të personave që janë përfshirë në teskt dhe fillon të flasë për atë se si i përjeton ata personalisht si pjesëtare të gjinisë së butë, në stilin e tij të njohur “maço”. Njëkohësisht, duke e kritikuar pamjen e tyre të jashtme në një stil të skajshëm eufemist, seksist, kontribuon për dështimin cilësor të gazetarisë”, konsideron Kuzevska Pop-Ilioska.

PSP-ja E BRENGOSUR PËR MËNYRËN E RAPORTIMIT

Prokuroria speciale publike nuk reagoi ndaj kësaj kolumne të Dragan Pavlloviq – Llatasit, mirëpo para pak kohësh dërgoi një shkresë te mediet, në të cilën shpreh brengosje për mënyrën e raportimit të disa medieve, në lidhje me punën e tyre, si dhe me punën e prokurores speciale publike, Katica Janeva.

“Kjo prokurori publike, edhe pse iu nënshtruar sulmeve të pabaza edhe gjatë periudhës së mëparshme, tregoi nivel të lartë të tolerancës ndaj personave që publikuan të pavërteta, ofendime, shpifje dhe që përdorën gjuhë të urrejtjes ndaj prokurorisë. Duke pasur parasysh se apelet e shumta nga ana jonë nuk dhanë rezultat, e që të nbrohet integriteti dhe siguria e prokurorëve publike dhe e familjeve të tyre, e njoftojmë opinionin se në periudhën e ardhshme kundër disa personave do të ngriten procedura përkatëse qytetare për shpifje dhe ofendim, si dhe procedura penale për denoncim të rrejshëm të veprës penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë speciale publike.

 

_____________________________________________________________________________________________________________________

Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button