Kryetarët e ri të Gjykatës Supreme dhe Penale do të dihen pas Vitit të Ri

Kryetarët e Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës Themelore Shkupi 1, do të zgjidhet pas Vitit të Ri, konfirmoi sot kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pasi që ende është në rrjedhë vlerësimi i jashtëzakonshëm i kandidatëve për këtë funksion në dy gjykatat, njofton Portalb.

Këshilli, ashtu siç tha Karxhovski, patjetër duhet ta respektojë afatin prej 8 ditëve për ankesë, pasi që vlerësimi i jashtëzakonshëm po kryhet si vlerësim i rregullt.

“Vlerësimet janë të fshehtë dhe çdo kandidat e merr vlerësimin e tij në zarf”, deklaroi Karaxhovski.

Ai i hodhi poshtë si spekulime informatat në media se disave kandidatë për kryetar u janë përmirësuar notat.

Vendimin për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetarë të Supremes dhe Penales, Këshilli Gjyqësor e solli në fund të nëntorit, për atë që edhe u formua komisioni.

Karaxhovski atëherë deklaroi se vendimi i këtillë është sjellë pasi që në dy vitet e fundit, në pajtueshmëri me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, nuk është zbatuar vlerësimi i gjykatësve, gjegjësisht gjykatësit për herë të fundit kanë qenë të vlerësuar në vitin 2014. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button