“Sopoti”, Goran Boshevski caktohet gjykatës i lëndës

Shtyhet përsëri seanca për rastin e Sopotit. Gjykatës i ri për këtë lëndë është caktuar Goran Boshevski. Pavarësisht prezencës së të gjithë të akuzuarve dhe palës mbrojtëse, në Gjykatë nuk u paraqit prokurori i lëndës. Kjo sipas avokatit le të kuptohet se me këtë lëndë do të merret Prokuroria Speciale Publike, transmeton Alsat-M.

“Unë mendoj që arsyeja e anulimit është se Prokuroria Speciale përfundimisht do të merr për hetim këtë lëndë e cila është pjesë e bisedave të përgjuara”, deklaroi avokati Naser Rau.

Edhe të akuzuarit u deklaruan optimist se lënda do të kalojë në duart e Katica Janevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button