Portugalia rrit taksat për shtëpitë që zotërojnë pamje të mrekullueshme nga ballkoni

Portugalia do të parashtrojë një nivel më të lartë taksash ndaj pronarëve të shtëpive që zotërojnë një panoramë të mrekullueshme nga ballkoni apo që i rreh me tepër dielli gjatë ditës, një masë që përfshin kryesisht shtëpitë me vlerë fiskale rreth 250 000 euro, sipas një ligji të publikuar sot në Fletoren Zyrtare, transmeton Koha.net.

Tatimi mbi pronën ndaj këtyre shtëpive dhe apartamenteve mund të jetë më i madh se 20 për qind në rast të një pamje të bukur që nuk pengohet nga ndonjë objekt tjetër, në vend të 5 për qind të mëparshëm, duke shkaktuar pakënaqësinë e shoqatave të konsumatorëve dhe pronarëve të banesave.

Nga ana tjetër, pronarët të cilët zotërojnë një shtëpi me pamje nga varrezat apo një impianti të ujërave të zeza do të gëzojnë një taksim më të vogël deri në 10 për qind, kundrejt 5 për qind që ishte më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button