Arrestohen dy persona në Aeroportit “Adem Jashari”

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për sulm kibernetik ndaj sistemit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Rasti, sipas policisë, ka ndodhur më 14.12.2016 në ora 21:00.

“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara, me 16.12.2016 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur (HYRJE NË SISTEMET KOMPJUTERIKE). Njësitet policore nga të dyshuarit kanë sekuestruar dy telefona mobilë në cilësinë e provave”, thuhet në njoftimin për media, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button