Arrihet marrëveshje e re dhe pritet të fillojë evakuimi i civilëve nga Alepo

Një marrëveshje e re është arritur për vazhdimin e evakuimit të ndaluar të civilëve dhe rebelëve nga Alepo lindore, deklaroi sot një zyrtar i rebelëve sirian për televizionit, Al Arabia.

Duke folur nga Alepo, Al Faruk Abu Bakr ka thënë se marrëveshja përfshinë evakuimin edhe nga fshatrat shiite që kontrollohen nga kryengritësit. Ai ka thënë se do të bëhet evakuimi edhe i personave të lënduar nga dy qyteza që mbahen të rrethuara nga forcat pro qeveritare në afërsi të kufirit me Libanin, dhe evakuimin e plotë nga Alepo lindore.

Agjencitë perëndimore të lajmeve, kanë cituar një burim qeveritar sirian i cili në kushte anonimiteti ka thënë se është arritur marrëveshje për vazhdimin e evakuimit.

Mëngjesin e 17 dhjetorit, televizioni shtetëror sirian ka thënë se evakuimi ende është i pezulluar derisa rebelët të lejojnë banorët e dy fshatrave shiite të largohen për te zonat që kontrollohen nga qeveria.

Grupi opozitar sirian me seli në Britani, Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut gjithashtu ka thënë se evakuimi i rreth 4 mijë njerëzve nga këto fshatra mund të fillojë sot.

Evakuimi i Alepos ishte pezulluar dje, një ditë pasi kishte filluar si pasojë e akuzave e kundër akuzave nga palët se kush e ka shkelur armëpushimin. Mijëra janë evakuuar para se procesi të ndalej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button