“Regjimi i Asadit dhe aleatët e tij janë përgjegjës për masakrat në Siri”

Presidenti amerikan, Barack Obama, të premten deklaroi se regjimi i Asadit dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për tmerrin dhe masakrat që po ndodh në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përgjegjësia për brutalitetin në Siri i takon regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij, Rusisë dhe Iranit. Në duart e tyre ka gjak të masakrës së kryer në Siri”, tha Obama.

Ai theksoi se mbarë bota është e bashkuar kundër sulmeve të egra të regjimit sirian dhe aleatëve të tyre rus dhe iranian në Halep”, tha Obama në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë para se më 20 janar të dorëzojë detyrën republikanit Donald Trump.

“Vendbanime të tëra janë shndërruar në pluhur dhe hi. Edhe më tej kemi raporte për ekzekutime të civilëve. Për çdo ditë ka shkelje të të drejtave ndërkombëtare”, tha Obama.

Në fund ai theksoi se Asadi nuk mund të marrë legjitimitetin e nevojshëm duke vrarë dhe masakruar civilë, duke akuzuar edhe autoritetet ruse për shkak të bllokimit të përpjekjeve humanitare në OKB. “Bota nuk do të harrojë”, porositi presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button