Franca do të parashtrojë propozim-rezolutë për Alepon para KS-së të KB-së

Franca ka përgatitur propozim-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sistemimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në Alepo me qëllim të monitorimit dhe koordinimit të evakuimit të njerëzve nga pjesa lindore e qytetit, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm francez në KB, Fransoa Dolatër.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që sot propozim-rezoluta të parashtrohet për votim para KS-së të KB-së.

Dolatër theksoi se propozimi është bazuar në propozimet nga Parisi dhe Berlini, në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Propozim rezoluta parashikon “evakuim të sigurt të njerëzve nën mbikëqyrje dhe kontroll të vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe qasje të organizatave humanitare deri te pjesa lindore e Alepos pa harmonizim, si dhe garantim të sigurisë në spitale”.

Në insistim të Francës, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i KB-së për ndihmë humanitare Stiven O’Brajan gjatë ditës do ta informojë KS-në për operacionin për evakuimin e mijëra civilëve dhe kryengritësve nga Alepo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button