Kiracovski: Po kryhet trysni ndaj të punësuarit që të protestojnë përpara KSHZ-së

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski, informon se në shumë institucione të vendit kanë marrë informata se ndaj të punësuarve po kryhet trysni nga ana e udhëheqësve që të dalin përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe të protestojnë me qëllim që të kryejnë trysni ndaj punës dhe sjelljes së vendimeve, njofton Portalb.

“Duam që ta informojmë opinionin se kryerja aktiviteteve partiake dhe zgjedhore është kundër nenit 38 të ligjit për punë në sektorin publik, ndërkaq kryerja e kërcënimeve, pamundëson edhe ndalimin e konstatimit ose publikimit të rezultateve të votimit, gjë që dënohet sipas nenit 158 të Kodit Penal. Ne nuk do të lejojmë që kushdo qoftë i punësuar në sektorin publik, të jetë nën trysni, të nëpërkëmbet ose të bëhet instrument në duart e shërbimeve të regjimit në ikje”, thuhet nga kabineti i Kiracovskit.

Ai njofton se kanë dorëzuar iniciativë deri te Inspektorati Shtetëror për Punë, Inspektorati Shtetëror Administrativ dhe Ministria  e Punëve të Brendshme për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së Komunës së Shtipit, Drejtorisë për të Ardhura Publike – Drejtoria Rajonale Shtip dhe të REK Manastirit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button