Përmbytjet në Hasanbeg, i ftohti vështirëson jetën e banorëve

Gjendja e familjeve që pësuan nga përmbytjet e 6 gushtit në Hasnbeg po përkeqësohet ditaditës. Në temperatura të acarta ata qëndrojnë në shtëpitë gjysmë të rrënuara dhe pa ngrohje. Për shkak të kompensimeve joadekuate shumica e banorëve të këtij rajoni nuk kanë siguruar as kushtet elementare për jetë.

“Asgjë nuk kemi, ri nën qebe dalim ka pak në diell, nuk kemi kushte asgjë. Na s’kemi pas edhe para ama tash vërshimet i ka marr të gjitha. Do ti merrte edhe fëmijët edhe neve, mefrigoriferë, me koftor elektrik, me te gjitha të gjitha i ka marr uji. Na kanë dhënë 1500 euro me ata e kemi rregulluar shtëpinë se ishte duke u rrënuar”, transmeton Alsat M.

Ndërkohë familjet që pësuan dëme më të mëdha nga vërshimet, në pamundësi për ti riparuar shtëpive edhe pas katër muajsh qëndrojnë në konvikte apo tek të afërmit e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button