Tetë persona të lënduar në një fatkeqësi komunikacioni afër Zhelinës

Tetë persona janë lënduar në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite në dalje të Zhelinës, në udhëkryqin e rrugës lokale drejt Strimnicës.

Siç informon sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në fatkeqësi kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Tetovës, Pollo i drejtuar nga B.Z. (19) nga Zhelina dhe Psat i drejtuar nga S.S. (70) nga Strimnica. Dy vozitësit, tre bashkëudhëtarë nga Pasati dhe tre bashkëudhëtarë nga Pollo janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës prej ku pas ndihmës së ofruar janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Tetovë dhe sipas të dhënave fillestare, shkak i fatkeqësisë është mosrespektimi i përparësisë. Dëmi material vlerësohet rreth 80.000 denarë.

Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button