Mesazhi i Kunders: Maqedonia është në udhëkryq, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj

Që të afroheni drejt Evropës, votuesit e Maqedonisë duhet të angazhohen për sundimin e së drejtës, për mediume të lira dhe luftë kundër korrupsionit, thotë në video- mesazhin ministri i jashtëm i Holandës, Bert Kunders.

Ai u bëri thirrje votuesve të vendit që më 11 dhjetor të dalin në pikat e votimit dhe ta sjellin vendimin për të ardhmen e shtetit.

“Holanda është mike e vjetër e demokracisë maqedonase. Për disa ditë Maqedonia ballafaqohet me udhëkryq historik. Si ministër i jashtëm i Holandës, s’mund të qëndroj në anën e ndonjë opsioni politik. Por, angazhimi im është që t’i përfaqësoj vlerat evropiane. Nëse votuesit e Maqedonisë duan të afrohen drejt Evropës, patjetër duhet të angazhohen për llogaridhënie dhe sundimin e së drejtës. Duhet të angazhohen kundër korrupsionit dhe mediumeve të lira, gjyqësor të pavarur dhe demokraci. Tani ju ngel juve që të vendosni për ardhmërinë e Maqedonisë në rrugën drejt Evropës. Dilni më 11 dhjetor në pikat e votimit dhe vendosni për ardhmërinë e vendit tuaj” thuhet në deklaratën e ministrit Kunders.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button