Shkëndija vazhdon garën për të mbrojtur titullin e Kupës

Janë mësuar emrat e katër ekipeve që do të garojnë në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Shkëndija, Vardari, Pelisteri dhe Bregallnica janë emrat ekipeve që do të konkurrojnë për finale, ndërsa Shkëndija si mbrojtës i titullit ka arritur që në ndeshjen kthyese të shënojë fitore të pastër ndaj Shkupit me rezultat 4:0. Në këtë ndeshje në element ishte Besart Ibraimi, i cili edhe një herë ka dëshmuar se jo rastësisht dy vitet e fundit është i pa konkurrencë në kampionatin e Maqedonisë, duke shënuar kësaj radhe tri herë në portën e Suat Zendelit të Shkupit, ndërsa një gol ishte vepër e brazilianit Stenio Zhunior. Kjo ishte fitorja e parë e Shkëndijës në këtë sezon ndaj Shkupit, pas një disfate dhe dy barazimeve.

Në ndeshjet tjera Vardari edhe në duelin e dytë e ka konfirmuar rolin e favoritit ndaj Metalurgut të Ligës së Dytë, duke e mundur dy herë me rezultat identik, 4:1. Ndërkohë në ndeshjet tjera Bregallnica ka shënuar fitore të pastër ndaj Pobedës me rezultat 3:0, ndërsa Pelisteri edhe në Kratovë ka dalë triumfues, kësaj radhe me rezultat 1:2. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button