Ja dieta me të cilën Beyonce humbi 38 kg

Kjo është një dietë që është përdorur edhe nga këngëtarja e njohur Beyonce pasi lindi fëmijën. Këngëtarja e famshme, me këtë dietë ka humbur plot 38 kilogramë.

“Lemonade Diet” është dietë shumë e thjeshtë.

Rezultatet e kësaj diete mund të vërehen në 10 ditët e para pasi do të humbni disa kilogramë dhe përpos kësaj ju do të ndiheni më energjikë, të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Në 10 ditët e para ju lejohet të përdorni vetëm: ujë me limon, ujë të kripur dhe çaj bimor laksativ.

Pasi të kalojnë 10 ditë, ju gradualisht mund t’i ktheheni ushqimeve, por vetëm disa nga ato të cilat janë më të lehta duke filluar më një supë apo një lëng frutash. Pas kësaj ju mund të përdorni pak mish. Kjo pije me vitaminë C do të pastrojë trupin tuaj prej toksinave që merrni çdo ditë.

Përbërësit:

8 gota me ujë të vakët

Lëng i shtrydhur nga 6 limonë

6 lugë të mëdha të mjaltit

Disa kubëza akulli

10 gjethe mente

Përgatitja:

Ngrohni ujin, jo më shumë se 60 gradë.

Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë.

Në fund, përziejeni, shtoni një kubë akull dhe mund ta pini.

Plani i dietës:

Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Mëngjesi përbëhet prej sallatës, sipas dëshirës.

– Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me lajthi apo gështenja.

– Për drektë, vezë të zier dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle.

– Në orën 16, do të duhej lëpini edhe një gotë tjetër limonadë, sallatë sipas dëshirës.

– Për darkë, peshk të bardhë ose sallatë me mish pule.

– Dy orë para gjumit, pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button