Përvojat franceze në lirinë e shprehjes do të prezantohen në Maqedoni

Ambasada e Francës në Shkup organizon debat me ekspertë francezë dhe maqedonas në temën “Liria e mediave: krahasim i praktikës juridike në Francë dhe në Maqedoni”.

Në debat do të flasin përfaqësues nga organizata “Reporterë pa kufi” të cilët para ca kohe publikuan listën me lirinë e mediave në 180 vende të botës në të cilën Maqedonia zë vend shumë të dobët, gjegjësiht, pozitën e 123.

Debati do të mbahet 26 shkurt 2014, në ora 11:00 në hotelin “Holiday Inn” në Shkup.

Debati është  në organizim edhe  të Institutit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe dhe Ambasadës së Francës. Në debat do të marrin pjesë edhe përfaqësues të fondacionit Metamorfozis.

Kliko këtu për agjendën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button