Zaev kërkon duel me Gruevskin

“Bëhu i fortë dhe prano duel”, kështu kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i ka bërë thirrje Kryeministrit Nikolla Gruevski në mitingun qendror të LSDM-së për tu ballafaquar para popullit në një duel televiziv.

“E dëgjoj Gruevskin që kapet për këtë çështje çdoherë kur nuk ka çfarë të thotë, dhe paraqet patriotizëm të rrejshëm, gënjen, akuzon, bën konstruksione, e kuptoj e ka të rëndë ndërsa nga shteti bëri një shkretëtirë nga 8 vitet në qeveri dhe tani e dëgjoj që thotë se Zaev ik nga duelet për shkak se nuk është bartës i listës së deputetëve, Un jam kryeministër i këtij vendi ndërsa të gjithë e dinë se Gruevski ka ikur nga lista e deputetëve për imunitet. E ftoj Nikolla Gruevskin në duel prano duel që të sqarohemi se kush vërtet e mbron shtetin dhe interesat e popullit”, deklaroi Zaev . 

Lajme të ngjashme

Back to top button