Gashi kumanovarëve: A jua mba zemra ta votoni dikë që e bëri “Lagjen e Trimave”?!

Afrim Gashi, bartës i Listës në njësinë zgjedhore numër 2, para kumanovarëve u drejtua atyre që ende nuk kanë vendosur se për këtë do të votojnë , atyre që pritet të votojnë për ndonjë partie tjetër, duke ju thënë se në momentin kur të gjenden para fletëvotimeve të mendojnë se janë para Zotit, ngase me votën e tyre mund të legjitimojnë rastet e dhimbshme për shqiptarët: si “Lagjja e Trimave, “Monstra”, “Sopoti”, njofton shenja.tv.

“Momentin kur të shkoni dhe gjendeni para fletëvotimit, mendoni se jeni para Zotit, a jua mba zemra ta votoni dikë që e ka bërë lagjen e Trimave. Të nderuar a mundeni të rrethoni një numër me të cilin do të legjitimoni diskriminim shqiptarë, rastet e montuara prej Sopotit e deri të Monstra. A shpresoni ende se administratorët që janë punë se do të avancohen. A mendoni se duke rrethuar kësaj here do të avancohen edhe pse nuk janë avancuar 15 vite. A mendoni se në Ramali do ta dërgojnë ujësjellësin që se kanë dërguar aq vite. Ata që e kanë bërë lagjen e trimave, nuk kanë dërgu ujë, nuk do ta bëjnë përsëri. Pyetni veten a do ta legjitimoni këtë krim edhe njëherë”, ka pyetur Afrim Gashi nga Kumanova, duke thënë se në momentin kur BESA, do të jetë në pushtet qytetarët do të jenë të lirë.

Ndryshe, siç njofton shenja.tv kumanovarët në mënyrë të veçantë e mirëpritën Rexhije Xheladini, e cila është e treta në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit. Kështu pasi Xheladini ka vuajtur tre vite burg për çështjen shqiptare, duke mbrojtur të drejtën e arsimimit në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button