Finlandë: Vritet një politikane dhe dy gazetare

Policia në Finlandë thotë se një person i armatosur ka vrarë një politikane dhe dy gazetare në një qytet të vogël në pjesën juglindore të shtetit, njofton REL.

Viktimat, udhëheqësja e këshillit local të qytezës, Imatra dhe dy gazetare lokale janë vrarë derisa dilnin nga një restaurant më 3 dhjetor, njofton më tej policia. Dy nga viktimat kanë qenë të moshës 50 vjeçare dhe një në të 30-at.

I dyshuari është identifikuar si një 23 vjeçar nga zona në fjalë. Ai është marrë në pyetje më 4 dhjetor, por motivet e sulmit mbesin ende të paqarta, kanë njoftuar hetuesit vendor gjatë një konference me gazetarë.

Imatra është qytezë që gjenden vetëm pak kilometra larg kufirit me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button